Xhiroja e parë në garat e Ligës Kombëtare të Sportit Shkollor

Xhiroja e parë në garat e Ligës Kombëtare të Sportit Shkollor

15:04, 28/04/2021

Të martën në Palestrën “Adem Jashari” në Obiliq është zhvilluar xhiroja e parë në Ligën Kombëtare të Sportit Shkollor. 

Katër takime janë zhvilluar te djemtë dhe katër te vajzat, duke dhuruar disa ndeshje mjaft interesante. 

Qëllimi i këtyre dy ligave (vajza dhe djem), është që të rritet numri dhe interesimi tek gjeneratat e reja për tu marrë me sport, nxitja e konkurrencës dhe frymës sportive te rinia dhe ofrimi i mundësive për identifikimin e talenteve të basketbollit.

Sistemi i garave do të jetë ai i ligës së plotë, sipas sistemit të Bergerit, ku të gjitha shkollat do të luajnë mes vete për të siguruar rangim më të mirë në katërshen e parë e cila do të luftojë për titullin e kampionit në Final 4, të organizuar në nivel republikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco