'Epoka e re e Bayernit', si pritet të luajnë bavarezët me Nagelsmann trajner

'Epoka e re e Bayernit', si pritet të luajnë bavarezët me Nagelsmann trajner

11:36, 28/04/2021

"Epoka e re e Bayernit". Dje klubi bavarez zyrtarizoi ndërprerjen e kontratës në fund të sezonit me Hansi Flick dhe nënshkrimin me Julian Nagelsmann, me pagimin e klauzolës së lëshimit prej 25 milionë eurosh.

Kështu, Nagelsmann bëhet trajneri më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Gazeta gjermane “Sport Bild” përpiqet të hipotezojë se cila do të jetë skuadra e vitit të ardhshëm, sipas diktateve taktike në stol: Dayot Upamecano, i cili gjithashtu  vjen nga Leipzig dhe tashmë është zyrtarizuar, formon treshen e mbrojtjes me Sule dhe Lucas Hernandez për të mbrojtur Manuel Neuer.

Krahët e mesfushës me Gnabry në të djathtë dhe Alphonso Davies në të majtë. Në mes, Goretzka dhe Kimmich janë të paprekshëm. Përpara Thomas Muller dhe Leroy Sane në mbështetje të Lewandowski-t.

 

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco