Fitorja e Kosovës do të dërgonte hendbollistët pranë ëndrrës për kualifikim në Evropian

Fitorja e Kosovës do të dërgonte hendbollistët pranë ëndrrës për kualifikim në Evropian

10:21, 28/04/2021

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të luajë sonte njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të saj.

Djemtë tanë përballen me Malin e Zi, në kuadër të grupit tetë të fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.

, që do të ishte arritje historike për një kombëtare ekipore.

Takimi luhet në ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Shkaku i pandemisë Covid 19, ndeshja zhvillohet pa praninë e shikuesve.

Pas katër ndeshjeve të luajtura, Kosova ndodhet e treta në grup me 3 pikë sa ka edhe Rumania e dyta. 

Suedia është e para me 6 pikë, kurse Mali i Zi ndodhet i fundit me 2 pikë nga tri ndeshje. 

Dy të parat sigurojnë kualifikimin, kurse katër kombëtaret me më së shumti pikë nga vendet e treta të 8 grupeve, po ashtu kualifikohen në Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco