Mbyllet me shumë dramë ndeshja mes Ponte Prizrenit dhe Pejës

Mbyllet me shumë dramë ndeshja mes Ponte Prizrenit dhe Pejës

23:15, 27/04/2021

Ndeshja gjysëmfinale në kuadër të “Play-off” në FIVE STAR të Superligës së Kosovës në basketboll mes Ponte Prizrenit dhe Pejës është mbyllur 112-111.

Ponte Prizreni ka arritur që të barazojë serinë gjysëmfinale ndaj Pejës, duke fituar me rezultat 112-111.

Në këtë ndeshje, u pa se sa e zjarrtë është Superliga e Kosovës së Basketbollit, ku pas pesë çerekëve me shumë pikë, Ponte Prizreni doli fitues.

Përkundër fitores, Dardan Berisha nga Peja ishte lojtari më i mirë, ku realizoi 43 pikë, 3 asistime dhe 3 kërcime.

Ponte Prizreni ka arritur që të fitojë super dramë në Prizren, dhe ndeshja e tretë tani do të rikthehet në “Karagaç”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco