Reali barazon ndaj Chelseas, finalja vendoset në Angli

Reali barazon ndaj Chelseas, finalja vendoset në Angli

23:00, 27/04/2021

Nuk ka fitues në ndeshjen mes Real Madrid dhe Chelsea e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions Leagues.

Dueli i parë zhvilluar në stadiumin “Alfredo di Stefano” përfundoi me shifrat 1-1 duke lënë të hapur kualifikimin në Angli.Një përballje që nisi shumë mirë për dy skuadrat pasi vetëm në 14 minuta lojë, ishte Chelsea që kaloi e para në avantazh.

Një asist perfekt i Rudiger për Pulisic i dha mundësi amerikanit që të driblojë portierin e Realit dhe të shënojë me portën e boshatisur. Në minutën e 29-të Karim Benzema konsiderohet njeriu lider i Real Madrid në mungesë të Sergio Ramos, i ndodhur brenda zonës, kur krosimi i ardhur dhe devijuar me kokë nga Militao, gjen francezin të pozicionuar aty ku duhet. Në pjesën e dytë dy skuadrat u munduan por pa gjetur rrugën e rrjetës.

Ndeshja e dytë mes dy ekipeve do të luhet më 5 maj në “Stamford Bridge” të Londrës dhe do të vendoset finalisti i dytë i këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco