Ronaldo karikon shokët e skuadrës në prag të sprintit final për Champions-in

Ronaldo karikon shokët e skuadrës në prag të sprintit final për Champions-in

22:27, 27/04/2021

Juventusi ka vënë seriozisht në rrezik arritjen e një vendi në zonën Champions të renditjes, pasi nuk po u jep vazhdimësi rezultateve pozitive dhe barazimi në transfertën ndaj Fiorentinës, ka komplikuar jo pak rrugëtimin e tyre.

Krahas shumë problemeve që shqetësojnë Andrea Pirlon, së fundi është shtuar edhe ai i portugezit Cristiano Ronaldo, që nuk shënon prej tre ndeshjesh dhe për më tepër ka shpërdoruar raste flagrante.

Megjithatë në një moment delikat, kur kanë mbetur vetëm 5 javë nga fundi i sezonit, është pikërisht sulmuesi portugez që provon të rritë moralin te të tijtë, nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Suksesi arrin kur ëndrrat e tua janë më të mëdha se justifikimet”, shkroi portugezi në rrjetet sociale, duke provuar të motivojë të tijtë në sprintin final për të siguruar një vend në zonën Champions të renditjes./ss

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco