Blerja e parë në merkaton e verës, futbollisti i Man Cityt arrin akordin me Barcelonën

Blerja e parë në merkaton e verës, futbollisti i Man Cityt arrin akordin me Barcelonën

20:51, 27/04/2021

Erik Garsia do të jetë blerja e parë e Barcelonës në merkaton e verës. Tashmë ka ngelur vetëm konfirmimi i rikthimit të qendërmbrojtësit të Mançester Sitit pas 4 vitesh në “Camp Nou”.

Pavarësisht nga diferencat ekonomike gjatë bisedimeve, me sa duket, këto probleme janë sheshuar dhe tani palët kanë gjetur marrëveshjen.

Jemi shumë pranë firmës dhe duke qenë se spanjolli është në skadencë kontrate në “Etihad”, marrëveshja do të bëhet zyrtare sapo të arrihet. 20-vjeçari pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Barçën. Edhe trajneri i Sitit, Pep Guardiola, konfirmoi se talenti i tij po i drejtohet Barcelonës: “Mendoj se Erik do të firmosë me Barcelonën”, tha tekniku katalanas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco