Guardiola: 'Kundër PSG-së do të veprojë sikur Cruyff më 1992'

Guardiola: 'Kundër PSG-së do të veprojë sikur Cruyff më 1992'

19:29, 27/04/2021

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka dalë në konferencën për media para ndeshjes gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

City do të udhëtojë në Francë për t’u përballur me Paris Saint Germainin në ndeshjen e parë gjysmëfinale, para se të zhvillojnë duelin e kthimit në Angli, në stadiumin ‘Etihad’.

Ish trajneri i Barcelonës, e di se do të përballet me një skuadër të talentuar, duke veçuar Neymarin dhe Kylian Mbappen.

“Në vitin 1992 Cruyff na tha të zbrisnim në fushë dhe të kënaqeshim. Unë nuk do ua them këtë lojtarëve të mi, por ata e dinë se duhet ta shijojnë këtë moment. Është fat i madh të jesh mes 4 skuadrave më të mira në kontinent”, u shpreh Guardiola.

 “Ne kemi nisur të bëjmë gjërat e duhura në Evropë. Ne nuk jemi ende në majë, por jemi në rrugën e duhur. Pak herë kam qenë më i lumtur se këtë herë. Thyerja e tabusë së çerekfinaleve ka zgjatur shumë, thuajse pesë vite. Tani duket sikur ekipi më ka hequr një barrë”.

“Për të tjerët është normale që luajnë gjysmëfinale të Champions League, për ne është e jashtëzakonshme. Gjithmonë kam menduar se nuk ka asnjë strategji për të ndalur talentin e sulmuesve të PSG, por kam një strategji për të minimizuar PSG në tërësi”.

“Është kënaqësi ta shoh Neymar të luajë në fushë. Ai i lë të gjithë pa fjalë. Unë e admiroj atë”.

“Do mundohemi ta mbajmë topin sa mundemi. Nuk e mendojmë aspak barazimin për ndeshjen e nesërme. Duam ta fitojmë atë betejë dhe asgjë tjetër”, tha Guardiola.

Fituesi i duelit City-PSG, në finale do të përballet me fituesin që do të dali nga dueli Real Madrid-Chelsea.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco