Merr 3 pikë të rëndësishme, Arbëria mposht Feronikelin

Merr 3 pikë të rëndësishme, Arbëria mposht Feronikelin

19:34, 27/04/2021

Arbëria ka arritur të shënojë fitore në Drenas ndaj Feronikelit në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipi nga Dobraja e Madhe e Lipjanit e ka mposhtur minimalisht 1:0 ekipin e Feronikelit.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 89-të nga Bahtiri, i cili i jep tri pikë tejet të rëndësishme skuadrës së tij në luftë për mbijetesë.

Tani Arbëria ka 33 pikë në vendin e parafundit, një më pak se Drenica dhe dy më pak se Trepça’89 dhe Feronikeli.

Drenica dhe Trepça’89 ende nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e tyre, teksa mitrovicasit i shkojnë Prishtinës, kurse Gjilani do ta presë Drenicën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco