E ardhmja e Mbappe, trajneri i PSG zbulon detajin e rëndësishëm: Shpesh Kylian më pyet për…

E ardhmja e Mbappe, trajneri i PSG zbulon detajin e rëndësishëm: Shpesh Kylian më pyet për…

18:37, 27/04/2021

Maurizio Pochettino, trajneri i PSG, përpara ndeshjes së rëndësishme në Champions League, e vlefshme për fazën çerekfinale, ndaj Manchester City, ka dhënë konferencën e zakonshme për shtyp ku sigurisht pyetjet më të mëdha kanë qenë për të ardhmen e Neymar dhe Mbappe.

“Kylian e do futbollin, atij i pëlqen të flasë për futbollin. Ai pyet për Anglinë, si është loja atje, mentaliteti dhe kultura. Gjithashtu pyet edhe për Spanjën dhe Argjentinën. Ai shikon çdo ditë ndeshje nga Anglia, Franca, Italia dhe Gjermania”, thotë argjentinasi fillimisht.

Më tej ai shton: “Kylian është 22 vjeç, por është shumë i pjekur, ka besim te talenti i tij dhe është i hapur për t’u përmirësuar. Ai mund të flasë frëngjisht, anglisht dhe spanjisht. Flas me të në anglisht dhe spanjisht, më shumë në anglisht.

I kërkova një ditë të praktikoja frëngjishten time me të, që të përmirësohem. Ai më tha se është më mirë për të që ta flasim në anglisht. Atij i pëlqen shumë të praktikojë gjuhë të ndryshme.

Para ndeshjes së parë në Champions kundër Barcelonës në Spanjës, i thashë se kisha fituar një herë atje me Espanyolin. Ai më tha direkt se nesër do të ishte fitorja e dytë. E pyeta nëse ishte i sigurt dhe më kërkoi të mos shqetësohesha. pas ndeshje më thoshe, ‘Të thashë, të thashë”./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco