Kombëtarja në garë për vendin e dytë, ja me kë përballet

Kombëtarja në garë për vendin e dytë, ja me kë përballet

13:36, 27/04/2021

Hendbollistët e Kosovë janë në vendin e tretë në Grupi 8 të Fazës së Dytë Kualifikuese për “Euro 2022”. 

Para Kosovës ëstë Suedia e Rumania, derisa pas saj Mali i Zi.

1. Suedia     3    6
2. Rumania    4    3
3. Kosova     4    3
4. Mali i Zi  3    2

Ndeshjet e mbetura

E mërkurë: 
Rumania – Suedia   (17:00)
Kosova – Mali i Zi    (19:30)

E premte: 
Mali i Zi – Suedia     (18:00)

E diel:
Mali i Zi – Rumania  (18:00)
Suedia – Kosova      (18:00)

Kombëtarja jonë është në garë për vendin e dytë e për vendin e tretë. Vendi i dytë garanton kualifikimin. Prej vendit të tretë kualifikohen katër prej tetë Kombëtareve më të mira nëpër grupe. Shumë do të varet nga ndeshja e nesërme me Malin e Zi.

“Që prej ditës së parë të grumbullimit, përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Nuk kemi pasur ndonjë problem. Synimet janë të qarta – të tregojmë lojë të mirë dhe të nivelit të lartë. Kualifikimi i mundshëm në Evropian na motivon edhe më shumë, edhe pse do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne do të tregojmë lojën tonë dhe do të japim maksimumin”, thotë Bujar Ramosaj, lojtari kryesor i Kombëtares së Kosovës në mbrojtje. 

Prej Bujarit dhe gjithë të tjerëve presim të japin maksimumin për fanellën që rëndon shumë, fanellën që përfaqëson shtetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco