Zyrtare: Bajerni prezanton pasuesin e Flikut në stol

Zyrtare: Bajerni prezanton pasuesin e Flikut në stol

12:29, 27/04/2021

Tashmë është zyrtare, Hansi Flik largohet nga Bajerni në fund të sezonit dhe vendin e tij e merr trajneri aktual i Lajpcigut, Julian Nagelsman.

Ka qenë vetë klubi bavarez, që nëpërmjet faqes zyrtare ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Nagelsman.

Ky i fundit ka bërë shumë mirë me Lajpcigun në vitet e fundit dhe kjo ka bindur drejtuesit e kampionëve t’i besojnë stolin e Bajernit.

Nagelsman do të marrë drejtimin e bavarezëve pas përfundimit të sezonit aktual, teksa ka firmosur kontratë 5 vjeçare.

Ndërkohë, vendin e Julian Nagelsmanit në Lajpcig pritet ta marrë Jese Mars i cili ka punuar në Amerikë te “New York Red Bull” që militon në MLS dhe është aktualisht pjesë e Salcburgut në kampionatin austriak.

47-vjeçari e njeh mirë ambientin në Gjermani dhe shihet si trajneri ideal për të drejtuar Lajpcigun në Bundesligë nga sezoni i ardhshëm.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco