Sherri në derbin Milan - Inter/ Zlatan ibrahimovic dhe Romelu Lukaku gjobiten nga Federata

Sherri në derbin Milan - Inter/ Zlatan ibrahimovic dhe Romelu Lukaku gjobiten nga Federata

05:44, 27/04/2021

Është një skenë dhe një imazh që bëri xhiron në botën e futbollit. Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku, kokë më kokë pas një grindjeje gjatë çerekfinales së Kupës së Italisë më 26 janar midis Milan dhe Inter (fitore 2-1 për Lulin). Ibra, i cili më u përjashtua nga loja në pjesën e dytë, madje ishte akuzuar për racizëm nga ish-shoku i tij i skuadrës tek Manchester United.

Federata italiane ndërkohë që e ndiqte çështjen që prej fillimit, ka komunikuar vendimin e saj mbrëmjen e së hënës.

Ibrahimovic të dënohet me 4000 euro gjobë dhe Lukaku me 3000 euro gjobë. Me 2000 Euro gjobë është dënuar edhe klubi i Milanit, ndërsa Interi ia hodhi paq me vetëm 1250 euro gjobë.

Kjo masë ishte paralajmëruar më herët, ku dy klubet kishin rënë dakord me gjobitjen e lojtarëve dhe kishin hequr dorë nga ndjekja e çështjes në organe më të larta të drejtësisë sportive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco