Ekipi po bie nga kategoria, klubi merr vendimin 'absurd'

Ekipi po bie nga kategoria, klubi merr vendimin 'absurd'

23:25, 26/04/2021

Werder Bremen ka vendosur të konfirmojë zyrtarisht Florian Kohfeldt të paktën deri në fund të sezonit.

Klubi ka vendosur ta bëjë të njohur vendimin në një njoftim për shtyp. Vendimi është ky: “Rezultati i analizës së situatës aktuale sportive”.

Me 7 humbje radhazi në kampionat, ekipi ra në vend tw katërt nga fundi, vetëm një pikë mbi playout dhe 4 nga vendi i parafundit, i zënë nga Hertha Berlin, që përfaqëson rënien direkte.

Duhet thënë që skuadra nga kryeqyteti duhet të rikuperojë tre ndeshje.

Sidoqoftë, Werder Bremen është gjithashtu i përfshirë në Kupën e Gjermanisë dhe do të luajë gjysmëfinalen kundër Leipzig të Enjten./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco