Lazio mposht Milanin, kuqezinjtë ‘rrezikojnë’ Championsin

Lazio mposht Milanin, kuqezinjtë ‘rrezikojnë’ Championsin

23:00, 26/04/2021

Lazio ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 3-0 në shtëpi ndaj Milanit e vlefshme për Serie A.

Vetëm pas dy minutave lojë, ishe Joaquin Correa që zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Immobiles (2′).

Lazzari dyfishoi avantazhin, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje, kështu që pjesa e parë u mbyll me rezultat 1 – 0.

Në pjesën e dytë, ishte sërish Correa që realizoi gol të bukur pas një kundërsulmi të shpejtë (51′). Për të vulosur fitoren u përkujdes Ciro Immobile që realizoi tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt (87′).

Ylli kosovar, Vedat Muriqi u aktivizua në minutën e 89-të por nuk la gjurmë.

Pas kësaj humbje, Milan zbret në vendin e 5-të me 66 pikë, ndërsa Lazio një më poshtë me 61 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco