Varane: Hazard është shumë i motivuar, ai e njeh mirë skuadrën e Chelseas

Varane: Hazard është shumë i motivuar, ai e njeh mirë skuadrën e Chelseas

20:34, 26/04/2021

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane ka folur në prag të sfidës kundër Chelseas.

Në mesjavë “Los Blancos” do të përballet me Chelsean në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Fillimisht ai tregoi se skuadra e sheh këtë ndeshje si një finale.

“Nuk e di pse të gjithë i referohen nesër si një ndeshje e parë gjysmëfinale kundër Chelseat. Nga Zidane na është thënë që nesër është një Finale”, tha ai.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Raphael Varane u pyet edhe për belgun Eden Hazard. Hazard i cili është rikthyer nga lëndimi, thuhet të jetë i gatshëm për përballje me Chelsean.

“Ai është mirë, është rikthyer nga lëndimi dhe është i motivuar”, tha ai.

“Gjë e mirë për të është se ai tashmë e njeh skuadrën e Chelseat, dhe kjo është mirë për ne”, tha Varane.

“Hazardi është shumë i motivuar, një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve është motivuese për çdokënd, veçanërisht nëse je duke luajtur ndaj ish-klubit tënd”, përfundoi Raphael Varane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco