Aventura të Liverpool e Xherdan Shaqirit drejt fundit, gati të largohet nga 'Anfield'

Aventura të Liverpool e Xherdan Shaqirit drejt fundit, gati të largohet nga 'Anfield'

17:43, 26/04/2021

Konkurenca brenda ekipit ka bërë që Xherdan Shaqiri të ketë pak minutazh nën drejtimin e trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Kësisoj, ai duket se ka vendosur të largohet këtë verë nga klubi anglez.

Sipas raportimit të “Football Insider”, lojtari nga Zhegra e Gjilanit i ka kërkuar agjentit të tij se dëshiron të largohet nga “Anfield”.

Shaqa ka filluar të mendojë tashmë për një klub të ri, ndërkohë që të interesuar për të janë disa ekipe evropiane.

Xherdan Shaqiri këtë edicion është paraqitur në 13 ndeshje, me ç’rast ka ndihmuar skuadrën me dy asistime.

Kontrata e 23-vjeçarit skadon në qershor të vitit 2023.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco