Këpucët e futbollistit më të famshëm në botë dalin në ankand

Këpucët e futbollistit më të famshëm në botë dalin në ankand

12:18, 26/04/2021

Dhjetorin e kaluar Lionel Messi kundër Real Valladolid shënoi golin e tij të 644-të me fanellën e Barcelonës.

Me këtë gol ai theu një rekord të mbajtur prej 46 vitesh nga Pele, rekord ky përsa i përket golave të shënuar  me fanellën e një skuadre.

Për të arritur këtë qëllim ai kishte veshur një palë Adida Nemeziz 19.1, atlete të dizenjuara posaçërisht për asin argjentinas.

Këto atlete përveç nënshkrimti të Messit, mbajnë emrat dhe datën e lindjes së gruas së tij dhe djalit të futbollistit të gjitha të shkruara me dorë nga ai.

Ankandi po zhvillohet online nga Christie dhe të ardhurat e fituara nga ky ankand do të shkojnë në Spitalin Universitar Vall d’Hebron në Barcelonë dhe më konkretisht në klinikën e saj pediatrike.

Për momentin atletet kanë tejkaluar çmimin fillestar .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco