VIDEO/ Kastrati ndëshkon sërish Hajdukun e Splitit, Hadërgjonaj i shënon Fenerit

VIDEO/ Kastrati ndëshkon sërish Hajdukun e Splitit, Hadërgjonaj i shënon Fenerit

06:25, 26/04/2021

Dy futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati dhe Florent Hadergjonaj, kanë qenë protagonist me gol për skuadrat e tyre respektive.  Kastrati ka shënuar në triumfin e skuadrës së tij, Dinamo Zagreb.

Pas një kundërsulmi të shpejtë, Kastrati doli i vetëm me portierin dhe shënoi golin e qetësisë kundër Hajduk Split, kundërshtar që e ka ndëshkuar edhe në fazën e parë.

Sa i takon Florent Hadergjonajt, mbrojtësi i Kasimpasa ka realizuar me penallti kundër Fenerbahce në minutën e 82-të. Goli i tij nuk është se pati ndonjë vlerë, pasi Kasimpasa u mposht 3-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco