VIDEO/ Gol në minutën e fundit, Vrioni i dhuron fitoren Juventusit

VIDEO/ Gol në minutën e fundit, Vrioni i dhuron fitoren Juventusit

00:23, 26/04/2021

Xhakomo Vrioni ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me skuadrën e 23-vjeçarëve të Juventusit.

Sulmuesi i Kombëtares, ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për Juventusin në minutën e 92, ndaj skuadrës së Karreses në Serinë C. 22-vjeçari ka shndërruar në gol një penallti të fituar në fundin e ndeshjes, duke i dhënë kështu fitoren bardhezinjve, e cila i ngjit në vendin e tetë.

Shqiptari tregon kështu se është rikthyer në formë të mirë, pas dëmtimit, i cili e mbajti jashtë fushave për disa muaj. Ky është goli i dytë sezonal i Vrionit me Juventusin U-23, teksa është aktivizuar në 6 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco