VIDEO/ Ndërhyrja horror e lojtarit të Villarrealit, Messit i rrezikohet sezoni

VIDEO/ Ndërhyrja horror e lojtarit të Villarrealit, Messit i rrezikohet sezoni

22:46, 25/04/2021

Lionel Messi ishte me fat që shpëtoi pa gërvishtje, megjithëse ndaj tij pati një ndërhyrje horror në fitoren e Barcelonës 2-1 kundër Villarrealit.

Kapiteni i Barcelonës i shpëtoi një ndërhyrjeje brutale e cila mund t’i shkaktonte fundin e sezonit.

Manu Trigueros u ndëshkua direkt me karton të kuq pasi kërceu drejt e në këmbën e Messit, duke e shkelur me forcë të tepruar argjentinasin me takën e tij me thumba.

Pasi qëndroi për disa minuta i shtrirë dhe mori ndihmën mjekësore, Messi ia doli të çohej dhe ta vazhdojë ndeshjen. Messi luajti 25 minutat e mbetura dhe nuk tregoi ndonjë shenjë dëmtimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco