VIDEO/ Çudira spanjolle! Arbitri harron sa minuta shtesë ka dhënë dhe…

VIDEO/ Çudira spanjolle! Arbitri harron sa minuta shtesë ka dhënë dhe…

21:07, 25/04/2021

Sevilla vazhdon të ëndërrojë titullin dhe e bën këtë duke mundur sot me rezultatin 2-1 Granada.

Skuadra e drejtuar nga Lopetegui kaloi në avantazh me Rakitic në minutën e 16 dhe më pas në pjesën e dytë dyfishoi rezultatin Ocampos.

Soldado rihapi gjithçka falë edhe ndihmës së VAR (penallti) teksa në fund ndodhi e pabesueshmja. Arbitri kishte dhënë 4 minuta shtesë por në mënyrë krejt të çuditshme në minutën e 93-të të ndeshjes i ra tri herë bilbilit duke akorduar fundin e ndeshjes.

Mes habisë së stolit të Granada por sidomos futbollistëve, të gjithë u futën në dhomat e zhveshjes dhe madje disa ndërruan fanellën.

E teksa i katërti lajmëroi kryesorin, ky i fundit riktheu lojtarët në fushën e blertë dhe ndeshja rifilloi dhe u luajt edhe 1 minutë tjetër.

Skuadra e Sevillas shkon 70 pikë dhe tashmë është në garë të plotë për të fituar La Liga, edhe pse është skuadra më e shkëputur mes katër të parave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco