Cagliari mposht Romën, kryeqytetasit rrezikojnë kualifikimin në Europë

Cagliari mposht Romën, kryeqytetasit rrezikojnë kualifikimin në Europë

20:06, 25/04/2021

Cagliari ka mposhtur Romën me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Serie A.

Pas vetëm katër minutash lojë, vendasit kaluan në avantazh me anë të Charalampos Lykogiannis që mori një asistim nga Joao Pedro.

Por, Giallorossët nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në 1-1 me golin e realizuar nga Carles Perez (27’). 45 minutat e dytë ishin më të zjarrtë, ndërsa Cagliari ia doli të rikthente avantazhin.

Në minutën e 57-të, Razvan Marin mori një asistim nga Gianluca Simeone, për të shënuar për 2-1. Cagliari arriti të shënonte edhe golin e tretë me anë të Joao Pedros në minutën e 64-të, nga një asistim i Marin.

Por, Roma nuk u ndal me kaq dhe shënoi për 3-2 me Federico Fazion pas vetëm pesë minutash nga goli i kundërshtarit.

Pas javës së 33-të, Roma ndodhet në vendin e 7-të me 55 pikë, ndërsa rrezikon edhe kualifikimin në Ligën e Evropës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco