Shkëlqen Griezmann, Barcelona fiton me përmbysje ndaj Villarreal

Shkëlqen Griezmann, Barcelona fiton me përmbysje ndaj Villarreal

18:41, 25/04/2021

Barcelona ka fituar 2-1 në transfertë kundër Villarrealit ndeshje e vlefshme për javën e 32-të në La Ligën spanjolle.

Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Chukëueze që realizoi pas asistimit të Torres (26′).

Por, gëzimi i Villarreal zgjati vetëm dy minuta, pasi Antoine Griezmann barazoi rezultatin (28′). Francezi ishte në formën më të mirë dhe shënoi sërish për të kaluar Barcelonën në avantazh (35′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, situata për Villarreal u vështirësua kur mbeten me 10 lojtarë në fushë pasi Trigueros u ndëshkua me të kuq nga një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Messit.

Me këtë fitore, Barcelona renditët në vendin e tretë me 71 pikë, dy me pak se lideri Atletico Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco