Prishtina e mposht Dritën, gara për titull bëhet më e 'zjarrtë'

Prishtina e mposht Dritën, gara për titull bëhet më e 'zjarrtë'

16:57, 25/04/2021

Prishtina ka arritur ta mposht përsëri Dritën në Superligën e Kosovës.

“Bardhëkaltërit” arritën ta përmbysin rezultatin nga 1 – 0 në 1 – 2 për t’i arkëtuar pikët e plota.

Haxhimusa zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të duke kaluar kampionin e Kosovës në epërsi.

Por, Prishtina u kundërpërgjigj përmes Krasniqit (34′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, ishte Besnik Krasniqi që me vollej vulosi fitoren e Prishtinës (71′).

Pas kësaj fitore, Drita bie në pozitën e dytë me 64 pikë, aq sa ka edhe lideri Ballkani, derisa ndiqen nga Prishtina me 63 sosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco