Istogu pa telashe te fitorja e 22-të, Prishtina fiton në Vushtrri

Istogu pa telashe te fitorja e 22-të, Prishtina fiton në Vushtrri

23:10, 24/04/2021

Janë luajtur të shtunën katër ndeshje të xhiros së 22-të të Superligës së hendbollisteve. Është kjo xhiroja e fundit e pjesës së rregullt të garave.

Istogu ka vazhduar ecurinë pozitive, duke shënuar fitoren 22-të rresht. Istogaset fituan bindshëm ndaj Ferizajt me rezultat 42:19. Ndeshja e liderit me kampionin në fuqi u luajt në Ferizaj.

Istogu në plejof starton nga pozita e parë. Ka bilanc maksimal, 22 fitore e 44 pikë. Në plejof do të luaj edhe Ferizaj, që starton nga pozita e katërt. Pra këto dy skuadra do të takohen edhe në gjysmëfinale të plejofit.

Dukshëm më tepër rivalitet kishte në Vushtrri ku u takuan Vushtrria e Prishtina. Fitore me rezultat 27:26 shënoi skuadra prishtinase.

Vushtrria në plejof starton nga pozita e dytë ndërsa Prishtina nga e treta. Edhe këto dy skuadra takohen mes vete.

Po të shtunën, Jusuf Gërvalla fitoi ndaj Kastriotit në Ferizaj me 35:23, kurse Shqiponja e mposhti KEK-un me 27:22.

Nesër janë ndeshjet Drita – Vjosa e Samadrexha – Vëllaznimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco