Luboteni kampion i Ligës së Parë

Luboteni kampion i Ligës së Parë

20:18, 24/04/2021

Djemtë e klubit të volejbollit Luboteni J, janë shpallur kampionë të Ligës së Parë në volejboll.

Pavarësisht se pësuan humbje në ndeshjen e fundit ndaj Kaçanikut, me rezultat 3:2 (18:25; 19:25; 26:24; 25:17; 15:13), volejbollistët ferizajas rrëmbyen trofeun e kampionit të Ligës së Parë.
Kupën, kapitenit Agron Ahmeti, ia dorëzoi anëtari i bordit të FVK-së z. Valon Xhafaj.

Federata e Volejbollit e Kosovës, e uron ekipin e Luboteni J, për suksesin e arritur, duke ju dëshiruar të arritura tjera në karrierën e volejbollit.
liga e parë ( M )

Kaçaniku - Lub,junior
3-2 
18-25   19-25   26-24   25-17   15-13

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco