Liverpool ngec ndaj Newcastle, Willock ngrinë ‘Anfield’ në minutën e 96-të

Liverpool ngec ndaj Newcastle, Willock ngrinë ‘Anfield’ në minutën e 96-të

16:41, 24/04/2021

Liverpool zhgënjen sërish, pasi nuk shkoi përtej barazimit në “Anfield Road” përballë Newcastle dhe tani ka komplikuar plotësisht arritjen e objektivit, që është një vend në zonën Champions të renditjes.

Pas barazimit 1-1 ndaj Leeds United, “the reds” morën të njëjtin rezultat edhe ndaj “qymyrxhinjve”, në një sfidë ku shpërdoruam mundësi të pafundme shënimi dhe nuk arritën të mbyllin ndeshjen.

Mohamed Salah zhbllokoi sfidën që në minutën e tretë dhe më pas “të kuqtë” vijuan dominimin e sfidës, por pa arritur të gjejnë golin e qetësisë. Nga ana tjetër Newcastle shënoi në minutën e 5-të shtesë dhe i hoqi dy pikë Liverpoolit të Klopp, duke ia bërë shumë të vështirë misionin për një vend në katërshen e parë të renditjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco