Dembele nuk është më pjesë e planeve të Barcelonës, klubi i vendos çmimin

Dembele nuk është më pjesë e planeve të Barcelonës, klubi i vendos çmimin

10:15, 24/04/2021

 

Ousmane Dembele nuk është më pjesë e planeve të Barcelonës. 23-vjeçari është pjesë e ekipit që nga viti 2017. Ai ka bërë 112 paraqitje, ka shënuar 29 gola.

Barcelona po vuan për shkak të pandemisë dhe gjatë verës, do të tentojë të shesë lojtarë, në mënyrë që të ketë mundësi të afrojë të rinj për të ndërtuar një skuadër për Lionel Messin, që vetëm me një projekt të vërtetë, do të qëndronte në Barça.

Ousmane Dembele do të jetë i pari që do të sakrifikohet dhe sipas “Mundo Deportivos”, Barcelona tashmë e ka hedhur atë në treg.

Cmimi i Dembeles do të jetë 50 milionë euro për të gjitha klubet që e duan.

Në të kaluarën është lidhur me Manchester Unitedin dhe Paris Saint Germainin.

23-vjeçari është pjesë e Barçës që nga viti 2017 kur u ble për 145 milionë euro nga Borussia Dortmundi me bonuse.

Ai ka vuajtur shumë me dëmtime sezon pas sezoni dhe deri më tani ka bërë 112 paraqitje, ka shënuar 29 gola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco