Sulmoi fizikisht gjyqtarin, futbollisti kosovar përjashtohet për dy vite

Sulmoi fizikisht gjyqtarin, futbollisti kosovar përjashtohet për dy vite

19:11, 23/04/2021

Arbër Bylykbashi për dy vite nuk do të mund të luaj futboll në ndeshjet zyrtare të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Ky vendim është marrur sot nga Komesioni Disiplinor i shkallës së parë, pas mbledhjes së mbajtur sot.

“Lojtari i KF “Minatori” nga Magura, Arbër Bylykbashi me numër të fanellës 12, si dhe me ID 023790M90; sulm fizik ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Granit Pacolli në ndeshjen KF Minatori Magurë – KF Behari Vitomiricë. Bazuar në nenin 47, paragrafi 1, pika A të Rregullores disiplinore:

DËNOHET me ndalesë prej dy (2) vjet në të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuar nga FFK” – thuhet në njoftimin e publikuar nga faqja zyrtare e FFK-së.

Pa dënime nuk shpëtuan as Arianit Bytyqyi e Edmond Hazrollaj.

“Lojtari i KF “Minatori“ nga Magura, Arianit Bytyqi me numër të fanellës 4 si dhe me ID 002903M87. Fyerje ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes Granit Pacolli pas ndërprerjes së ndeshjes. Bazuar në nenin 42, paragrafi 1pika C të Rregullores disiplinore:

DËNOHET me gjashtë ndeshje zyrtare të organizuara nga FFK”.

“Trajneri i KF Minatori nga Magura, Edmond Hazrollaj me numër të licencës BL0030, fyerje drejtuar treshes së gjyqtarëve si dhe institucionit të FFK-së në ndeshjen KF Minatori – KF Behari. Bazuar në nenin 42, paragrafi 1pika C të Rregullores disiplinore:

DËNOHET me mos ushtrim të detyrës në gjashtë ndeshje zyrtare të organizuara nga FFK”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco