Kosova zyrtarizon dy miqësoret për muajin qershor, njëra prej tyre me kombëtaren që është në grupin e Shqipërisë

Kosova zyrtarizon dy miqësoret për muajin qershor, njëra prej tyre me kombëtaren që është në grupin e Shqipërisë

13:41, 23/04/2021

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zyrtarizuar emrat e dy kundërshtarëve që do të ndeshet në miqësoret e muajit qershor.

Më 1 qershor, “Dardanët” do të luajnë kundër San Marinos (është pjese grupit të Shqipërisë në eliminatoret e botërorit), ndërsa më 4 qershor do të luajnë ndaj Kazakistanit. Të dy këto përballje janë planifikuar të zhvillohen në Prishtinë.

 “Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në terminin e lirë të UEFA-s FIFA-s në fillim të muajit qershor. Fillimisht më 1 qershor, Dardanët do të luajnë kundër San Marinos, në orën 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa më 4 qershor në të njëjtën kohë dhe vend do të zhvillohet miqësorja tjetër me Kazakistanin”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco