Ka marrë fund "makthi" për Giacomo Vrionin. Sulmuesi shqiptar është kthyer në fushat e lojës me fanellën e Juventusit pas 5 muajve (27 nëntor) qëndrimi jashtë, për shkak të një dëmtimi.
Vrioni u aktivizua në minutën e 78-të të takimit që skuadra e tij luajti ndaj Olbia-s dhe që u mbyll në barazim 1-1. Një lajm shumë i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Reja që mund ta ketë gati sulmuesin për ndeshjet miqësore të muajit qershor.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: