AC Milan është duke u përgatitur për shitjen e kapitenit Alessio Romagnoli.
Romagnoli ka edhe 18 muaj kontratë të mbetur dhe negociatat për rinovim kanë ngecur.
Me Gigio Donnarumman që i skadon kontrata në qershor, Milani nuk dëshiron të përsërisë gabimin në situatën e Romagnolit.
Për këtë arsye, Milan ka vendosur ta shesë kapitenin nëse marrëveshja nuk do arrihet. Romagnoli kërkohet nga shumë klube interesante, përfshirë Barcelonën.
Barcelona synon shitjen e Samuel Umtitit dhe atëherë do shikojë mundësinë e përforcimit me italianin
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: