Superliga: Florentino Perez refuzon të dorëzohet!

Superliga: Florentino Perez refuzon të dorëzohet!

09:14, 22/04/2021

Tani janë vetëm dy. Barcelona dhe Real Madrid janë të vetmet klube që nuk e kanë deklaruarzyrtarisht dhe publikisht largimin nga projekti i Superligës. Dhjetë anëtarët e tjerë themelues (Juventus, Milan, Inter, Liverpool, Atletico Madrid, Chelsea, Manchester City, Tottenham, Arsenal dhe Manchester United) njoftuan tërheqjen midis diëts së martë dhe të Mërkurën përballë presioneve të ndryshme. I ftuar në mikrofonin e “Cadena SER” këtë të mërkurë në mbrëmje, Florentino Perez u shfaq i zhgënjyer me këtë vendim.

"Jam shumë i zhgënjyer dhe ndihem keq që nuk e kemi shpjeguar projektin e Superligës në mënyrën e duhur. Formati i Champions League është vjetruar dhe priten me interes vetëm çerekfinalet e më tej. Më përpara ai nuk ka interes. Ky format nuk funksionon dhe ne menduam të bënim një format në të cilin do të luanin ekipet më të rëndësishme në Evropë."

Bosi i Real Madrid pastaj u kthye të flas për largimet që ndoqën njëra-tjetrën. “Ndodhi diçka e komplikuar. Është e vështirë për ta shpjeguar, por kishte një klub mes anglezëve që nuk ishte shumë i interesuar. Ai filloi të infektojë të tjerët. Një tjetër nuk ishte më i bindur. Ata nënshkruan një marrëveshje detyruese. 12 klubet kishin nënshkruar një kontratë. Nëse do të largohemi sot, kjo është për shkak se UEFA po bën presion.

Nëse ky projekt nuk funksionon, atëherë do të mundet një tjetër. Mos harroni! Të 12 ekipet kanë nënshkruar një kontratë. Ajo që mund të konfirmoj tani është se Super Liga është në pritje. Juventusi dhe Milani nuk kanë dalë ende. Reali, Barcelona, Juventusi dhe Milani po kërkojnë zgjidhje."

I befasuar nga qëndrimi i ashpër i UEFA-s dhe presidentit të saj Aleksander Ceferin, presidenti i “Los Blancos” mbetet i bindur  plotësisht se ka të drejtë. “Nuk kam parë kurrë kështu më parë. Kërcënime dhe fyerje sikur të kishim vrarë dikë dhe të kishim hedhur bombën atomike. Futbolli duhet të shpëtohet. Nuk ndihem i vetëm unë, kam folur me Agnelli-n tre herë sot. Ka njerëz që besojnë se asgjë nuk ka ndodhur, ka ende njerëz që nuk e besojnë COVID. Lojtarët e Realit kanë ulur pagat e tyre. Që Ramos të rinovojë nuk varet nga ai, por nga situata jonë. Këtë vit kemi futur 300 milionë euro më pak se në sezonet e shkuara."

Në fund Perez dha edhe një mesazh për tifozët.  “Jeta po ndryshon. Nga dekada në dekadë, brezat shfaqen dhe kërkojnë gjëra të reja. Futbolli është spektakolar, por duhet të kemi kujdes ndaj tij. Ne duhet të ofrojmë ndeshje konkurruese, të cilat shihen në platforma të reja. (...) Paratë vijnë nga ndeshje të mira, ku ka cilësi. Ju duhet të luani ndeshje si Federer-Nadal (në tenis) çdo të martë dhe të mërkurë. Ndeshje të nivelit shumë të lartë pa përjashtuar askënd, ” këmbënguli ai para se të përfundonte. "Projekti është në pritje, ekziston" . Saga nuk ka mbaruar ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco