Milani pëson humbje shokuese ndaj Sassuolos, rrezikon vendin e dytë

Milani pëson humbje shokuese ndaj Sassuolos, rrezikon vendin e dytë

20:49, 21/04/2021

Milani është mposhtur 2-1 në shtëpi nga Sassuolo.

Kuqezinjtë kanë pësuar një humbje shokuese pasi Sassuolo përmbysi rezultatin në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.

Të besuarit e Piolit e nisën mirë takimin, duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 30-t me anë të Calhanoglu.

Por, brenda pak minutave në pjesën e dytë, në 15 minutat e fundit, Milani lëshoi tri pikë nga duart duke pësuar dy gola të shpejtë.

Në minutën e 77’, Giacomo Raspadori ka arritur të realizojë 1-1 ndërsa i njëjti, në atë të 86’ shënoi edhe për 2-1. Milani tani rrezikon të humbasë vendin e dytë, gjithmonë nëse Atalanta e fiton sfidën e saj.

Pas humbjes, Milani qëndron në vendin e dytë me 66 pikë, 9 më pak se Interi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco