Fede Valverde pozitiv me COVID-19, humb sfidën me Chelsean në Champions

Fede Valverde pozitiv me COVID-19, humb sfidën me Chelsean në Champions

19:03, 21/04/2021

Fede Valverde ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Real Madridit.

“Pas testeve të kryera sot, lojtari ynë, Fede Valverde, ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftimin e klubit të Real Madridit.

Valverde është vet-izoluar menjëherë dhe do të qëndrojë i mbyllur deri në rezultatin negativ. Ky është një lajm i keq për Zinedine Zidanen, sepse sipas të gjitha gjasave, s’do të mund të jetë i gatshëm për sfidën me Chelsean në Ligën e Kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco