​Kërkohet përjashtimi i Juventusit, Interit dhe Milanit nga Serie A

​Kërkohet përjashtimi i Juventusit, Interit dhe Milanit nga Serie A

18:38, 21/04/2021

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero i ka kërkuar Federatës Italiane të Futbollitqë të përjashtojë Interin, Juventusin dhe Milanin nga kampionati për shkak të angazhimit për të formuar Superligën Europiane.

Të tri klubet e mëdha evropiane u pajtuan që të bëhen pjesë e Superligës e cila dështoi vetëm 48 orë pas krijimit të saj.

“Futbolli nuk do të ekzistonte pa tifozë. Duhet ta rikthejmë futbollin. Nëse në shkojmë pas njerëzve të fuqishëm, nuk arrijmë askund.”, tha Ferrero për “Radio Marte.”.

“Unë gjithmonë kam votuar kundër Agnellit. Nuk e kam ndjekur kurrë atë dhe nëse e them mendimin tim këtu për të ata do ta mbyllin radion”.

“Unë shpresoj që këto tri skuadra të sanksionohen. Milani dhe Interi nuk duhet ta bënin këtë. E gjithë Italia u trondit. Pres që Federata e Futbollit të tregohet e prerë deri në përjashtimin e tyre”, tha Ferrero.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco