U shkarkua nga Tottenham, Celtic interesohet për Mourinho-n

U shkarkua nga Tottenham, Celtic interesohet për Mourinho-n

14:54, 21/04/2021

Celtic mendon të afrojë në skuadër Jose Mourinho, i cili shihet si kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Portugezi, i cili pas shkarkimit nga Tottenhami është i lire, pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit skocez.

Por, sipas mediave angleze, 58-vjeçari shikohet vetëm si një alternativë, pasi në avantazh për stolin e Celtic është Eddie Howe. Aktualisht skuadra drejtohet nga trajneri i përkohëshëm John Kennedy, i cili do të qëndrojë në krye të skuadrës deri në fund të këtij sezoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco