Odo: Superliga? Unë e kam shpikur 8 vite më parë

Odo: Superliga? Unë e kam shpikur 8 vite më parë

13:31, 21/04/2021

Ish mbrojtësi i Milanit, Masimo Odo, i cili aktualisht mban postin e trajnerit të Peskarës,  ka deklaruar se është “shpikësi” i Super Ligës.

Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, 44-vjeçari është shprehur: “Mbase e mendova më herët e kushdo. Këtë mendoj nëse gjykoj ngjarjet. Ishte në vitin 2013, në kursin e drejtorit sportiv në Koverçiano dhe është e shkruar e zezë mbi të bardhë, në tezën time përfundimtare mbi ristrukturimin e futbollit. Kisha menduar për një kampionat për skuadra të mëdha dhe e kisha quajtur me një emër tjetër: Europian Master. Por, kishte një ndryshim thelbësor me këtë Superligë. Në idenë time, turneu i ri nuk duhet të zëvendësonte Champions-in, por do të bashkëjetonte paralelisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco