'Eksodi' transferohet në Spanjë: Atletico Madrid njofton tërheqjen nga Superliga

'Eksodi' transferohet në Spanjë: Atletico Madrid njofton tërheqjen nga Superliga

13:00, 21/04/2021

Pas klubeve angleze dhe Interit në Itali, është radha e Atletico Madrid në Spanjë të konfirmoi tërheqjen nga Superliga Europiane.

Bardhekuqtë e njoftojnë këtë përmes një deklarate për mediet.

DEKLARATA – Bordi drejtues i Atletico Madrid, që u mblodh këtë të mërkurë në mëngjes, ka vendosur të komunikojë zyrtarisht me Superligën dhe pjesën tjetër të klubeve themeluese vendimin e tij për të mos zyrtarizuar përfundimisht aderimin në projekt.

Atletico Madrid e mori vendimin të hënën e kaluar për t’u bashkuar me këtë projekt në përgjigje të rrethanave që nuk ekzistojnë më sot. Për klubin, harmonia është thelbësore midis të gjitha grupeve që përbëjnë familjen bardhekuqe, veçanërisht tifozëve tanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco