Pronari i Liverpool merr përsipër përgjegjësitë: Ju dëgjuam dhe dua t'u kërkoj falje

Pronari i Liverpool merr përsipër përgjegjësitë: Ju dëgjuam dhe dua t'u kërkoj falje

12:11, 21/04/2021

Pasi njoftuan tërheqjen nga projekti i Superligë, Liverpool, përmes pronarit John W. Henry, u kërkoi falje tifozëve të tyre, Jurgen Klopp dhe lojtarëve.

“ I kërkoj falje, tifozerisë, lojtarëve dhe skuadrës për përçarjen që kam shkaktuar gjatë 48 orëve të fundit. Është e kuptueshme, por duhet thënë, se projekti i paraqitur nuk do të zhvillohej kurrë pa mbështetjen e tifozëve. Askush nuk ka menduar ndryshe në Angli. Në këto 48 orë keni qenë shumë të qartë për faktet që nuk funksiononin. Ne ju kemi dëgjuar dhe ndjekur me shumë vëmendje. Dua t'i kërkoj falje Jurgen-it, Billy-t, lojtarëve dhe të gjithë atyre që punojnë kaq shumë për t'i bërë tifozët tanë krenarë. Ata nuk kanë absolutisht asnjë përgjegjësi për këtë shqetësim. Janë ata që kanë qenë më të shqetësuarit, dhe padrejtësisht. Kjo është ajo që dhemb më shumë. Ata e duan klubin tuaj dhe punojnë për t'ju bërë krenar çdo ditë. Edhe një herë tjetër ju kërkoj ndjesë dhe unë jam përgjegjës për këtë situatë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco