VIDEO/ Dopietë e Uzunit në derbi, Ferencvaros fiton titullin kampion në Hungari

VIDEO/ Dopietë e Uzunit në derbi, Ferencvaros fiton titullin kampion në Hungari

08:17, 21/04/2021

Ferencvaros ka dalë triumfuese nga derbi i Budapestit. “Shqiponjat e Gjelbra” mund me rezultatin e thellë 3-0 skuadrën e Ujpejst, ku dy prej golave u shënuan nga sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni. I pari erdhi në minutën e 13-të me një goditje fluturimthi nga brenda zonës, ndërsa golin e dytë futbollisti beratas e shënoi në minutën e 77-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Image

Por nga këmbët Uzunit nuk erdhi vetëm fitorja në derbi, pasi bashkë me të vjen edhe titulli kampion. Ferencvarosi tashmë është zyrtarisht kampion i Hungarisë. Skuadra nga Budapesti i ka mbyllur llogaritë në kampionat 3 javë përpara përfundimit, duke ngritur kështu trofeun për herë të 32-të në historinë e tyre. Ndërkohë kjo është hera e para herë që Myrto Uzuni feston titullin kampion për herë të parë në Europë.

Image

Përsa i përket aspektit personal me dopietën e realizuar në derbi, Uzuni u ngjit në vendin e 3-të në klasifikimin e përgjithshëm të golashënuesve në Ligën hungareze të futbollit, me 12 gola.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco