ZYRTARE: Woodward konfirmon largimin nga Man United

ZYRTARE: Woodward konfirmon largimin nga Man United

22:57, 20/04/2021

Ed Woodward nuk do të jetë më pjesë e Manchester Unitedit nga fundi i sezonit 2020/21.

Ed Woodward ka dhënë dorëheqjen si nënkryetar ekzekutiv i Manchester United.

Ai do të largohet nga detyra aktuale pasi të mbarojë sezoni.

“Ka qenë nder t’i shërbejë Manchester Unitedit dhe nder që të punoj për 16 vjet për klubin më të madh në botë”, ka thënë ai.

Lajmi për dorëheqjen e tij vjen në një mbrëmje të tensionuar sa i përket Superligës Evropiane, pasi që disa nga klubet themeluese kanë vendosur të tërhiqen.

Woodward u bë shef ekzekutiv i Manchester Unitedit në vitin 2013 duke zënë vendin e David Gill dhe do të mbahet mend për epokën e pasuksesshme post-Sir Alex Ferguson, kur kishte pasur mosmarrëveshje me trajnerë, si David Moyes, Louis van Gaal e Jose Mourinho.

 

 
 
 
 
 

 

Artikull i sponsorizuar


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco