Efekti i Superligës/ Ed Woodward jep dorëheqje nga Man United

Efekti i Superligës/ Ed Woodward jep dorëheqje nga Man United

21:33, 20/04/2021

Superliga Europiane është shndërruar në një problem të madh në futboll dhe ka hasur në kundërshti masive dhe protesta të tifozëve e reagime kundër të figurave të mëdha politike e sportive.

Te Manchester United duket se janë ndjerë më shumë dridhjet e këtij “tërmeti”. Ditën e djeshme zv.drejtori i përgjithshëm i klubit Ed Woodward u detyrua të zhvillojë një mbledhje të menjëhershme me lojtarët dhe stafin.

Këta të fundit i kërkuan llogari atij për mungesën e informacionit dhe mos marrjen e mendimit në lidhje me këtë vendim të klubit. Nga ajo që bëhet me dije ai ka pasur edhe një përplasje verbale me kapitenin Maguire.

Ndërkohë para pak çastesh nga Anglia vjen një lajm shumë i bujshëm. Mësohet se Woodward ditën e sotme ka vendosur të heqë dorë nga detyra e tij në klub dhe të  largohet për shkak të situatës së krijuar prej Superligës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco