Dështoi Superliga Europiane/ Merret vendim: Largohen dy klubet e mëdha!

Dështoi Superliga Europiane/ Merret vendim: Largohen dy klubet e mëdha!

20:38, 20/04/2021

Chelsea dhe Manchester City po përgatiten të tërhiqen nga Superliga Evropiane (ESL).

Përpjekjet për t'u larguar vijnë vetëm dy ditë pasi të dy u njoftuan si dy nga gjashtë klube angleze për t'u regjistruar në kompeticionin e ri që po shkakton “tërmet” në futboll.

Rreth 1,000 tifozë u mblodhën jashtë fushës së Chelsea në “Stamford Bridge” përpara ndeshjes së tyre kundër Brighton të martën për të protestuar përfshirjen e tyre.

Chelsea dhe City ishin pjesë e klubeve të 'gjashtë të mëdhenjve' të futbollit anglez - së bashku me Arsenalin, Liverpoolin, Manchester United dhe Tottenham - për të rënë dakord për t'u bashkuar në ligën e re.

FIFA dhe UEFA kanë kërcënuar futbollistët dhe klubet që nëse marrin pjesë në këtë kompeticion do të përjashtohen nga Champions League, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco