VIDEO/ Po ndodh! Tifozët e Chelseas dalin në protestë për krijimin e Super Leagues

VIDEO/ Po ndodh! Tifozët e Chelseas dalin në protestë për krijimin e Super Leagues

20:00, 20/04/2021

Superliga Europiane ka shkaktuar “tërmet” në futboll.

2 klubet themeluese kanë firmosur për fillimin e kompeticionit që mund të nisë në Gusht, ndërsa UEFA i kërcënon me përjashtime nga çdo kompeticion i saj, madje me aprovimin e federatave përkatëse, i përjashton edhe nga kampionatet kombëtare, ndërsa lojtarët e klubeve pjesëmarrës në Superligë, rrezikojnë të mos luajnë as në Europian e as në Botëror.

Janë gjashtë klube angleze që kanë pranuar të marrin pjesë në këtë kompeticion, një nga këto është edhe skuadra e Chelsea-t. Në ndeshjen që londinezët do të luajnë sot ndaj Brighton, tifozët janë grumbulluar në stadiumin “Stamford Bridge” për të protestuar në lidhje me këtë aktivitet, që si duket nuk është pëlqyer ende nga të gjithë tifozët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco