Lajm pozitiv për Realin, Mbappe ka filluar të kërkojë shtëpi në Madrid

Lajm pozitiv për Realin, Mbappe ka filluar të kërkojë shtëpi në Madrid

18:54, 20/04/2021

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka filluar të kërkojë një shtëpi në kryeqytetin spanjoll, Madrid.

E ardhmja e Mbappes ka qenë lajm nëpër media edhe para shpalljes së Superligës Europiane të dielën në mbrëmje.

Real Madrid ka qenë prej kohësh favorit për të nënshkruar me Mbappen dhe trajneri i Superligës dhe i klubit, Perez, është një admirues i madh i 22 vjeçarit.

PSG nuk është e ftuar në kampionatin e ri, i cili pritet të shkëputet nga garat e UEFA-s, dhe do të drejtohet nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez.

Mbappe ka shënuar 35 gola në 40 paraqitje për parisienët këtë sezon dhe Zinedine Zidane po kërkon atë për të forcuar edhe më shumë sulmin e ‘Los Blancos’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco