UEFA dhe FIFA: Kujdes me Superkupën! Mund të përjashtoheni nga Championsi

UEFA dhe FIFA: Kujdes me Superkupën! Mund të përjashtoheni nga Championsi

17:18, 20/04/2021

Disa prej klubeve të Evropës kanë paralajmëruar krijimin e Superliges së Europës, në të cilën do të luajnë vetëm klubet e pasura.

Reagimet nga UEFA dhe FIFA kanë qenë të menjëhershme, duke paralajmëruar se lojtarët të cilët marrin pjesë në atë Superligë, mund të largohen nga Liga e Kampionëve.

Sipas “El Chiringutios” nga Spanja, thuhet se FIFA dhe UEFA ka thënë: “Ose jeni në Ligën e Kampionëve, ose jeni jashtë saj. Keni kujdes për pasojat që vijnë më pas”.

FC Barcelona, Real Madrid, Manchester City, Manchester United, Arsenal janë vetëm nga disa prej klubeve të cilat janë PRO krijimit të kësaj Superlige.

Bayern Munich është njëri nga klubet e para që është deklaruar kundër krijimit të kësaj Superlige.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco