Tjetër mungesë te Reali, dëmtohet Modric

Tjetër mungesë te Reali, dëmtohet Modric

16:52, 20/04/2021

Listës së lëndimeve te skuadra e Zinedine Zidanes, pas Toni Kroos dhe Federico Valverde, i është bashkuar Luka Modric.

Kroati u detyrua të largohet para kohe nga stërvitje, meqenëse ka ndjerë dhimbje në shpinë. Në orët në vijim Modric do kryejë testet mjekësore, ndërsa fokusi kryesor i lojtarit thuhet se është ndeshja e radhës ndaj Real Betisit në fundjavë.

Modric ka munguar vetëm dy herët këtë sezon ndaj Granadas dhe Alcoyanos. Ai i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet e tjera, duke nisur si titullar në 19 nga 20 ndeshjet e fundit.

Mbetet të shihet nëse Modric do jetë i gatshëm për Betisin, ngase ndaj Cadizit nuk është i ftuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco