VIDEO/ Asist dhe gol, Cikalleshi shkëlqen në Turqi

VIDEO/ Asist dhe gol, Cikalleshi shkëlqen në Turqi

15:49, 20/04/2021

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi vazhdon të shkëlqej në kampionatin turk të futbollit, me fanellën e Koniaspor. Bomberi kavajas dhuroi një asist dhe shënoj një gol në ndeshjen që ekipi i tij po luan ndaj Rizesporit

Në minutën e 6-të të takimit Cika asistoi për shokun e tij të skuadrës Guilerme, i cili kaloi miqtë në avantazh, ndërsa në minutën e 12-të sulmuesi 30 vjeçar u bë protagonist vetë duke shënuar golin e dytë për skuadrën e tij.

Ky është goli i 6-të për Cikalleshin në këtë sezon me Koniasporin ndërkohë ka dhënë dhe dy asist.

Kujtojmë se ndeshja Rizespor-Koniasport po luhet teksa e rezultati është 2-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco